Futbollisti i njohur brazilian ‘luan’ pas këngës së Ledrit

Futbollisti i njohur brazilian ‘luan’ pas këngës së Ledrit

Showbiz June 25, 2019 - 20:29
Lexoni detajet

Portieri i famshëm shqiptarë Tomas Strakosha i cili mbron ngjyrat e Lazios në kampionatin italian dhe është gardiani i portës së Kombëtares së Shqipërisë, është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë.

Ai po shijon sukseset e tij, derisa po shijon pushimet në bregdetin e Greqisë, ku ka takuar edhe ish shokun e skuadrës, brazilianin Felipe Anderson.

Me sa duket Strakosha i ka treguar Felipe Andersonit këngën e fundit të Ledrit “Rio”, e cila menjëherë i është bërë fiksim futbollistit brazilian.

“Ke çmend edhe brazilianët me rion”: shkruan Strakosha.