Sherri i botoksit: Ka qenë ndër më tërheqëset, tash të gjithë habiten më fytyrën e ënjtur të saj

Sherri i botoksit: Ka qenë ndër më tërheqëset, tash të gjithë habiten më fytyrën e ënjtur të saj

Showbiz June 22, 2019 - 21:43
Lexoni detajet

Ne fetivalin në Monte Carlo njëra prej mysafireve në qilimin e kuq ka qenë edhe aktorja Denise Richards, e cila ka qenë ndër bukuroshet më atraktive nga ekrani filmik në fund të nëntëdhjetave dhe seks bombë nga filmat “Bota nuk është e mjaftueshme” dhe “Pasionet e egra”.

Mirëpo, bukuroshja tërheqëse, si shumë kolege të saj, nuk i ka rezistuar trendit të opracioneve estetike e botoksit, kështu që kjo 48-vjeçare është dëshmi se me ndërhyrje të tepruara nuk arrihen rezultatet e pritura.

Te Denise edhe më tej më mbresëlënës janë sytë e saj, por as ata nuk ia kanë dalë ta kthejnë vëmendjen nga fytyra e saj napak ‘plastike’ dhe e enjtur.

Aktorja kurrë nuk i ka fshehur operacionet plastike dhe më herët ka pranuar se i ka rritur gjinjtë, por po ashtu ka thënë se botoks nuk ka përdorur.

Denise pas vetes ka martesën me aktorin më problematik të Hollyëoodit Charlie Sheen dhe ndarja e tyre ka kaluar me akuza të shumta e fjalë shumë të shëmtuara e akuza. Aktorja e ka quajtur Sheenin alkoolist e bixhozxhi. Në këto akuza Charlie e ka quajtur ish gruan e tij nënë të keqe. /Metro

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Denise Richards

A post shared by Nostalgia (@underthenostalgia) on