Marina Vjollca shtatzënë? Kjo foto me Getin sjell dyshime

Marina Vjollca shtatzënë? Kjo foto me Getin sjell dyshime

Showbiz June 18, 2019 - 10:19
Detajet

Prej thuajse dy vitesh moderatorja Marina Vjollca është martuar me reperin Getoar Selimin. Ndërkohë prej një kohe të gjatë ka qëndruar larg ekranit.

Gjithashtu është përfolur se ajo mund të jetë duke zgjeruar familjen dhe kjo është arsye e mungesës së saj në ekran. Ndërkohë një foto e hedhur nga çifti në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet se Marina është në pritje të ëmbël.

Dyshimet kanë ardhur pas publikimit të një fotoje nga Marina me Getin, ku të dy shfaqen në një taksi në Londër. Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Mirëpo, komentet kanë ardhur nga pozicioni i duarve të çiftit. Të dy i kanë vendosur duart tek barku i Marinës. Kjo gjë i ka bërë ndjekësit të aludojnë se mos Marina është në pritje të ëmbël.

Image