20 kg më pak! Fifi tregon sekretin

20 kg më pak! Fifi tregon sekretin

Showbiz qershor 17, 2019 - 16:20
Lexoni detajet

Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara të momentit fal këngëve të saj të cilat kthehen menjëherë në hite.

Ajo u bë shumë e njohur për publikun pas publikimit të këngës ‘Kus Kus’ ku kënga fliste për vajzat e shëndosha.

Këngëtarja është përfolur shumë për  pamjen e saj fizike.

Por kohë më parë Fifi tregoi se ajo dhe për pak do të ketë peshën që ka sot.

Dhe këtë e ka zbuluar duke ju përgjigjur një pyetje të një ndjekëse të saj e cila i thotë:

“Edhe pse jemi të trasha, talent kemi ne, s’jemi të trasha por të lezetshme, kallzoju të gjithëve”.

Dhe Fifi i është përgjigjur: Unë do të jem dhe për pak kohë e ‘trashë’.

E së fundmi e ftuar në ‘Thumb’ Fifi ka treguar se si do të dobësohet.

“Kam vendosur balonin gastrik me operacion. Dua një mënyrë më të shpejtë dhe dua që të mos bëj palestër, edhe pse nga pak më duhet të bëj. Do heq nja 20 kilogram jo më shumë”, ka sqaruar Fifi.

Të njëjtin operacion e ka bërë edhe Big Mama, e cila ka arritur të transformohet megjithatë, ende publikisht nuk e ka thënë se sa kilogramë ka humbur.

Image