Publikohet filmi 'The Poison Rose', ku Blerim Destani luan përkrah John Travolta dhe Morgan Freeman

Publikohet filmi 'The Poison Rose', ku Blerim Destani luan përkrah John Travolta dhe Morgan Freeman

Showbiz May 25, 2019 - 16:39
Lexoni detajet

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, Destani është bërë pjesë e filmit hollivudian “The Poison Rose”.

Ky film tashmë është i disponueshëm në të gjitha kinematë botërore, dhe këtë e ka bërë të ditur vet aktori përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Filmi është i zhanrit thriller/mister, ndërsa regjisorë janë: George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Në postimin e bërë në InstaStory, Blerim Destani ka etiketuar edhe dy aktorët me famë botërore që janë pjesë e këtij projekti: John Travolta dhe Morgan Freeman.

Për suksesin në fjalë, aktori shqiptar është uruar nga figura të shumta publike në vend. Image