Humbin stolitë në vlerë 3.5 milionë euro të dedikuara për Rita Orën

Humbin stolitë në vlerë 3.5 milionë euro të dedikuara për Rita Orën

Showbiz May 24, 2019 - 10:23
Lexoni detajet

Gruaja e cila po barte stoli në vlerë 3.5 milionë euro dhe të cilat shtëpi të stolive i kishin huazuar për paraqitjen e këngëtares shqiptare Rita Ora në festivalin e filmit në Kanë, e ka harruar çantën në avion, bëjnë të ditur mediat, transmeton Zeri.info.

Stolitë ishin kthyer në Londër, nga ku ishin dërguar aty ku edhe janë gjetur, ka deklaruar një burim i policisë.

“Kur më 16 maj kishte dalë nga avioni në Nicë, kjo grua e cila ishte obliguar t’ia dërgonte këto stoli Ritës, e kishte kuptuar se kishte harruar çantën e dorës dhe mantelin në avion”, ka deklaruar një burim i lidhur me këtë rast.

“Vetëm dikush me mendje të turbullt mund të harrojë milionat në avion”, ka bërë shaka një zyrtar policorë. Sipas fjalëve të tij, çanta është kthyer në aeroportin e Londrës, Luton, nga ku aviokompania e ka dërguar në aeroportin tjetër të Londrës, Hithrow, ku pronarët e stolive kanë marrë stolitë e tyre./ZERI