Selena Gomez deklaroi se po martohet me 68-vjeçarin Bill Murray

Selena Gomez deklaroi se po martohet me 68-vjeçarin Bill Murray

Showbiz May 22, 2019 - 16:55
Detajet

Selena Gomez ka deklaruar se po martohet me Bill Murray.

Selena Gomez bëri debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Kanë javën e kaluar, duke u shfaqur në qilimin e kuq me një fustan të bardhë në premierën e “The Dead Do not Die”, shkruan Bazaar, transmeton lajmi.net.

Fustani që kishte veshur Selena ishte i brendit “Louis Vuitton”, ai që po e shoqëronte ishte aktori Bill Murray, i cili është parë duke i pëshpëritur në vesh.

Ai moment ishte kapur nga fotografët dhe fotografia ishte bërë virale, ku edhe lindën thashethemet rreth raportit të tyre.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, Selena ka publikuar këto fotografi të paparacëve, duke habitur të gjithë me mbishkrimin që ua la.

“Meqë ra fjala, Bill Murray dhe unë po martohemi”, ka shkruar Selena.

Pas kësaj kanë ‘shpëthyer’ komentet në rrjete sociale, pasi fansat janë bërë kureshtarë të dinë nëse vërtetë dyshja po martohen.

Një gjë është e qartë, duke lënë shakatë me një anë, aktori ka respekt të madh për 26-vjeçaren, madje kishte deklaruar në një intervistë se i pëlqen shumë ajo.

Image