Bukuroshet me gjinjtë më të bukur në botë

Bukuroshet me gjinjtë më të bukur në botë

Showbiz May 18, 2019 - 08:19
Lajmet nga showbizi

Shumica e bukurosheve të shoubiznesit vazhdimisht janë nën vëzhgimin e opinionit, mirëpo yjet që do të prezantojmë ne është konstatuar se kanë gjoksin me dimensionet më ideale. Edhe pse në industrinë e modës më shumë vlerësohen femrat thatanike, në ekranet televizive prapë më të kërkuarat janë atë që kanë forma të plota të trupit, transmeton "Gazeta Zeri"

Kështu kirurgu plastik nga Britania e Madhe, Patrick Mallucci, ka shpikur formulën me të cilën ka llogaritur gjokset më ideale të bukurosheve të Hollivudit. Në këtë listë gjenden shumë bukuroshe të famshme, ndërsa pozitën e parë e ndajnë modelja britanike Kelly Brook dhe aktorja amerikane Scarlett Johansson. Sipas përllogaritjes së këtij kirurgu të famshëm përmes një formule të posaçme, vija mbi majën e gjirit duhet të ketë 45 për qind të përmasës së përgjithshme të gjirit, derisa pjesa e poshtme duhet të ketë 55 për qind.

I rëndësishëm është edhe këndi prej 20 shkallësh nën të cilin gjenden majat e gjinjve. Në këtë përllogaritje të saktë gjenden edhe gjinjtë e bukuroshes së aktrimit Megan Fox, këngëtares Katy Perry dhe supermodeles Mirande Kerr. “Duhet pranuar se sa u përket gjinjve të përkryer, këtë titull duhet ta ndajnë Kelly Brook dhe Scarlett Johansson, ndërsa menjëherë pas tyre vijnë edhe Megan, Katy dhe Miranda. Të gjitha këto i kanë përmasat e duhura të gjinjve të përkryer”, thuhet në sqarimin e kirurgut.

Mirëpo ai ka përpiluar edhe listën e atyre bukurosheve gjinjtë e të cilave nuk janë aspak të përkryer.

Në këtë listë gjenden emrat e bukurosheve si Kim Kardashian, Britney Spears, Rihanna, Lindsay Lohan etj. Analizën e tij e ka konfirmuar edhe anketa me mbi 1300 të anketuar, të cilët kanë konstatuar se Kelly Brook dhe Scarlett Johannson kanë gjinjtë më të përkryer./ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

Image