Urimi i bukur i Era Istrefit për ditëlindjen e mbesës
Showbiz
May 15, 2019 - 18:26
Detajet
Vajza e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, sot feston ditëlindjen e saj të katërt.
Pas urimeve të prindërve, për Reneen një dedikim shumë i veçantë erdhi nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur, Era Istrefi. “Urime ditëlindjen për mbesën time Renee.
Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty. Shpresoj se e di sa shumë të dua ty engjëll i vogël”, ka shkruar Era në fotografinë e publikuar në Instagram.
