![Këto janë notat e kryeministrit Haradinaj sa ishte në shkollë](/uploads/zeri.info/images/2019/May/14/auto_auto_auto_auto_14Ramush_Haradinaj-Isa_Mustafa_copy1506496104151445750015306898931557846856.jpg)
Këto janë notat e kryeministrit Haradinaj sa ishte në shkollë
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, siç duket kishte qenë nxënës i shkëlqyeshëm e madje edhe i veçuar nga shokët e tjerë të klasës.
Gazeta NewBorn, ka arritur të siguroj dëftesën origjinale të notave të kryeministrit Haradinaj, kur ai ishte nxënës i shkollës fillore ”Sami Frashëri” në Irzniq të Deçanit.
Sipas kësaj dëftese shihet se Haradinaj ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe kishte nota të larta, e ku suksesi i përgjithshëm poashtu ishte i shkëlqyeshëm.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2019/May/14/auto_60008629_608398679644881_3520162905267896320_n-411x6001557846928.jpg)
Ramush Haradinaj, ishte komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Ai pas përfundimit të luftës themeloj partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në fund të vitit 2004, Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës për herë të parë pas një koalicioni që AAK-ja kishte bërë me LDK-në e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Po ashtu Ramush Haradinaj nga nëntori i vitit 2017-të është kryeministër i Republikës së Kosovës.