Mungesë leje qëndrimi, edhe Mozzik-un e pret një dënim
Showbiz
May 10, 2019 - 12:36
Lajmet nga showbizi
Edhe Mozzik mund të dënohet pas bujës së madhe që bëri rasti i Loredanës.
Mozzik duket se nuk i ka pasur dokumentet për të qëndruar në Zvicër, ndërsa ai ka filluar një jetë atje me Loredanën e tashmë edhe vajzën, Hanën.
Kështu ka marrë vesh portali arbresh.info, ndërsa është kuptuar se ai është dashur të qëndronte 5 vite për të marrë nënshtetësinë.
E nëse Loredana do të dënohet, atëherë Mozzik-ut do t’i ndalohet hyrja në shtetin e Zvicrës.
Çifti Zefi-Aliu po ashtu janë të detyruar që gjërat e blera me ato para të vjedhura do i kthejnë.
Mashtrime, kërcënime, gënjeshtra dhe gjithçka që Loredana dhe vëllai i saj ia bënë çiftit zviceran për 900 mijë franga