Agnesa Vuthaj ka një mesazh për vajzat

Agnesa Vuthaj ka një mesazh për vajzat

Showbiz April 26, 2019 - 17:47
Lexoni detajet

Është njëra ndër femrat më të bukura shqiptare,  ajo shpesh komentohet për jetën e saj e cila së fundmi  është kthyer në një inspirim për femrat. Agnesa Vuthaj përveç si një nga femrat më të bukura shqiptare ajo njihet edhe si blogere.

Ish-missi është e mjaft aktive me postimin e imazheve të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundi bukuroshja nga Peja përmes një ‘InstaStory’ ka dhënë një mesazh domethënës rreth feminizmit.

“Dëshiroj të shikojë femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbëla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta” shkruhej në thënien e publikuar nga Agnesa.

Image