Realizohet dëshira e fundit e aktorit të ndjerë Luke Perry

Realizohet dëshira e fundit e aktorit të ndjerë Luke Perry

Showbiz April 19, 2019 - 12:28
Lexoni detajet

Aktori i Hollivudit Luke Perry, i cili më 4 mars ka vdekur në moshën 52-vjeçare nga sulmi në tru, është varrosur në pronën e tij në shtetin Tenesi, ndërsa i tërë procesi i varrimit të tij është mbajtur nën vellon e fshehtësisë, përcjell "Zëri.info".

Në të vërtetë familjarët e tij e kanë respektuar dëshirën e fundit të aktorit që të varroset në një lokacion, i cili gjendet në fermën e tij në Tenesi, ku ai ka kaluar vitet e fundit të jetës.

Siç ka raportuar një burim i afërt me familjen, Perry ka qenë mbështetës i madh për mbrojtjen e ambientit dhe të kafshëve, prandaj është varrosur në një kostum biodegradues i punuar nga disa lloje të kërpudhave dhe e tërë kjo me qëllim që pas vdekjes së tij trupi të shndërrohej në komposto, i cili do të kontribuonte në ruajtjen e ambientit.

Përveç kësaj, aktori para vdekjes kishte vendosur t’i dhurojë të gjitha organet e tij, çka edhe është bërë./ZERI