Ky është fustani që Gresa Behluli do të veshë në dasmën e saj

Ky është fustani që Gresa Behluli do të veshë në dasmën e saj

Showbiz March 21, 2019 - 11:33
Lajmet nga showbizi

Do jetë pikërisht muaji Mars që Gresa Behluli do kurorëzojë lidhjen e saj të dashurisë me martesë, shkruan GazetaBlic.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur disa javë më parë përmes një pyetje që iu bë në Instagram, ku këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej, por që datën e saktë nuk e dha.

Tani, Gresa Behluli ka filluar edhe pregatitjet e para për dasmën.

Në Instagram, ka qenë motra e saj, Agnesa ajo e cila ka zbuluar fustanin që do veshë Gresa në ditën e saj më të rëndësishme.

Gresa Behluli ka vite që është në lidhje dashurie, por që në media ka qenë e përfolur mjaft pak për këtë pjesë, pasi këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë jetën private sa ma larg mediave.

Image