'Pa Dashuri' publikohet me videoklip nga Elvana Gjata

'Pa Dashuri' publikohet me videoklip nga Elvana Gjata

Showbiz March 17, 2019 - 20:04
Lexoni detajet

Elvana Gjata sapo ka publikuar projektin e saj të ri, të realizuar me një videoklip të veçantë.

Elvana Gjata ka sjellë dhuratën e radhës për fansat, e që është kënga me titull “Pa Dashuri”.

Për tekstin dhe muzikën u kujdes Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son, mix/masterin e bëri “PressPlay”, me kitarë e përcolli Astrit Stafa kurse bass kitarë Visar Kuqi.

Kësaj kënge, Elvana ia ka shoqëruar edhe videoklipin, shkëputur nga skenat e filmit “2 gisht mjaltë”, në të cilin e luan rolin kryesor bashkë me Ermal Mamaqin.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Pa Dashuri”, kënga më e re nga Elvana Gjata, e cila është kolonë zanore e filmit “2 gisht mjaltë”.