Gold Ag dhe Shemi sjellin 'Nënat Shqiptare'

Gold Ag dhe Shemi sjellin 'Nënat Shqiptare'

Showbiz March 03, 2019 - 18:29
Lexoni detajet

Është lansuar dueti ndërmjet Gold AG dhe Shemsi Krasniqit – Shemit me titull “Nënat shqiptare”.

Arian Agushi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, të cilës po ashtu ia ka shkruar edhe tekstin.

Ndërkaq, për orkestrimin e projektit të ri është kujdesur Fatos Canolli.

Ana vizuale i është besuar M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Nënat shqiptare”.

Ashtu siç është edhe titulli, kjo është një këngë patriotike që u kushtohet nënave që bënë sakrificë për lirinë.

“Jam Gjakova” është një prej projekteve më të fundit muzikore që Gold AG e kishte realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Shkëlzen Jetishi.

Një tjetër këngë me elemente patriotike që u lansua në fund të muajit nëntor, ndërsa u shoqërua me videoklip.