E dashura e Feros me fustan të njëjtë si të Kim, reagon super-modelja

Showbiz February 21, 2019 - 18:02
Lajmet e fundit nga showbizi!

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila për publikun u bë e njohur pas lidhjes me reperin Fero duket se tashmë do bëhet edhe më e famshme. Arbenita ka pozuar pak kohë më parë për kompaninë e njohur të veshjeve Misguided USA, ku është shfaqur me një fustan identik të kopjuar nga Kim Kardashian.

Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, Kim e cila nëpërmjet një statusi ka shpërthyer kundër kompanisë në fjalë dhe ka treguar se do t’i hedh në gjyq pasi kanë kopjuar disa nga dizenjot e saj.

Sipas burimeve pranë “TMZ", Kim ka paraqitur disa dokumenta në gjykatë, ku shfaqen imitimet që kjo kompani ka bërë dhe madje dhe keqinterpretimet në veshje. Po ashtu kjo kompani ka etiketuar Kim në postimet e saj, duke i bërë fansat të mendojnë se ylli i reality shoët bashkëpunon me ta.

“Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale”, shkruante Kim në postimin e saj.

Por kjo gjë siç duket Arbenitën nuk e ka shqetësuar aspak, përkundrazi, pasi ajo është bërë pjesë e sajtit prestigjioz DailyMail dhe sigurisht krah Kim Kardashian. /Intv

Image