Rita Ora është mashtruar për rreth 4 milionë euro

Rita Ora është mashtruar për rreth 4 milionë euro

Showbiz shkurt 15, 2019 - 12:42
Lexoni detajet

Një llogaritar nga Northamptoni, e ka pranuar se ka kryer mashtrime në vlera shumëmilionëshe dhe ne këtë mënyrë ka dëmtuar shumë personalitete publike britanike, mes tyre edhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila është dëmtuar për 3.4 milionë funte, apo rreth 4 milionë euro, transmeton Zeri.info.

Llogaritari Andrew Munday, e kishte shënjuar ish anëtaren e jurisë së shout ‘X Factor’, pra Ritën, dhe shumë personalitete tjera të famshme britanike, ndërsa paratë e fituara përmes punëve ilegale, i ka shfrytëzuar për blerjen e patundshmërive. Mashtrimet e tij i ka bërë derisa ishte i punësuar në firmën e likuiduar ‘Blue Cube Business Ltd’, ka bërë të ditur policia. Munday, i cili momentalisht gjendet në Northampton, e ka pranuar fajin në gjykatë dhe atë për të gjitha nëntë pikat e aktakuzës.

Po ashtu, avokati i Rita Orës, Graham Shear, ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e parave, të cilat Andrew Munday nga mashtrimi i ka marrë për vete, në fund i është kthyer klientes së tij. Ai i ka përshkruar veprimet e Andrew si mjaft të turpshme./ZERI

Image