Dua Lipa më e nominuara për çmimet “Brit Awards”

Showbiz January 13, 2019 - 11:43
Lexo detajet

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa, është top-këngëtarja më e nominuar për çmimet e sivjetme, Brit Awerds, transmeton Zeri.info.

Ylli i muzikës do të garoj në katër kategori të këtyre çmimeve dhe atë në kategoritë kryesore. Kështu, dueti i saj me këngëtarin Calvin Harris, 'One Kiss', do të garoj për çmimin Videoja më e mirë e një artisteje britanike dhe kënga më e mirë britanike.

LEXO EDHE: Edhe Rita Ora me dy nominime në “Brit Awards 2019”

Por është e çuditshme se ajo do të garoj kundër vetvetes në të dyja këto kategori, pasi edhe kënga e saj 'I.D.G.A.F', është nominuar pikërisht në këto kategori.

Padyshim se ky do të jetë viti i Duas sa i përket çmimeve, ndërsa nuk duhet harruar se edhe Rita Ora ka marrë dy nominime për këto çmime, por për fat të mirë ato nuk do të garojnë kundër njëra-tjetrës./ZERI