Fjalët e Florit pas triumfit në ‘Këngën Magjike’

Showbiz December 09, 2018 - 08:28
Lexo detajet

Mbrëmë në finalen e “Këngës Magjike”, në edicionin e 20 çmimin kryesor e ka fituar këngëtari i njohur Flori Mumajesi, duke fituar kështu për herë të parë në karrierën e tij këtë çmim, shkruan “Zëri.info”.

Pas finales Flori në profilin e tij në “Instagram”, ka postuar një fotografi me çmimin e fituar e të cilin ua ka dedikuar të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi

.LEXO EDHE: Flori Mumajesi shpallet fitues i 'Këngës Magjike'

“Fitorja juaj… Dedikuar ju”, ka shkruar Flori krahas fotografisë të publikuar.

Flori ka triumfuar me këngën “Plas” e cila përveç çmimit kryesor ka fituar edhe çmimin “Balada më e mirë”.  /Zëri

Image