Ceca ia huq me shifra: Mbi 10 mijë veta në koncertin tim

Showbiz December 08, 2018 - 17:26
Lexo lajmet e fundit nga jeta

Këngëtarja serbe Ceca sot ka performuar në Veri të Mitrovicës.

Ceca përmes rrjeteve sociale ka publikuar vazhdimisht pamje nga koncerti, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të këtij koncerti, këngëtarja ka treguar emocionet që kishte të këndonte para publikut në Kosovë dhe u shpreh se kishin marrë pjesë mbi 10 mijë veta në atë koncert.

Pavarësisht asaj që shihet edhe në fotografi, se numri i të pranishmëve ishte shumë më i vogël nga ajo shifër që e dha Ceca, ajo e konsideron këtë koncert si një nga momentet më emocionale në jetën e saj.

“Një nga momentet më emocionuese në jetën time. Mbi 10.000 veta në koncertin tim.”, ka shkruar ndër të tjera Ceca.

Kujtojmë që këngëtarja këtë koncert e mbajti në kuadër të një proteste të organizuar nga serbët kundër taksës 100% që i ka vendosur Qeveria e Kosovës produkteve serbe. 

Image