Rita Ora me një video të veçantë e uron 28 Nëntorin (FOTO+VIDEO)
Showbiz
November 28, 2018 - 22:23
Lexo Detajet
Artistja shqiptare e cila po bën nam në botë, Rita Ora, asnjëherë nuk harron të uroj shqiptarët për festa e ditë të shënuara.
Kështu veproi edhe sot për 28 nëntor në këtë ditë të shënuar për gjithë shqiptarët.
Ajo ka përzgjedhur një video nga koncerti i saj i fundit në Kosovë të cilin e mbajti për 10 vjetorin e Pavarësisë, për të uruar në shqip festën e flamurit, shkruan Kultplus.
“Urime 28 Nëntori, klikoni ne link për të shikuar disa nga momentet e mia më të mrekullueshme”, ka shkruar Rita në instastory.