Publikohet videoja e këngës ‘Say my name’ nga David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin

Publikohet videoja e këngës ‘Say my name’ nga David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin

Showbiz nëntor 20, 2018 - 18:02
Lajmet nga showbizi

David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin e kanë publikuar klipin e këngës ‘Say my name’.

Pas suksesit të këngës ‘Say my name’ në versionin audio, ata i kanë realizuar edhe klipin këtij projekti, me regjisore Hannah Lux Davisin, shkruan lajmi.net.

Videoja përmban shumë skena neoni me veshjet e frymëzuara të viteve ’80 dhe lule të ndritshme në manikyrin e thonjve.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guettas me titull “7 (Seven)”.