Rita Ora s'e ka nijet të ndalet, del prapë cullak

Rita Ora s'e ka nijet të ndalet, del prapë cullak

Showbiz tetor 10, 2018 - 23:15
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, kohëve të fundit ka rrëmbyer fuqishëm vëmendjen e mediave.

Kjo ngase paraqitjet e saj janë tejet të zjarrta ku pothuajse shumë shpesh shfaqet edhe komplet nudo.

E tillë është edhe në videon e fundit të ndarë me ndjekësit e cila pozon tërësisht e zhveshur e që mbulon me duar vetëm pjesët intime të trupit.

“Let u love me, linku në biografi”, shkruan ajo ku fton të gjithë fansat të shikojnë projektin e ri muzikor të saj.

Image

Një imazh i nxehtë si ky i Ritës nuk ka dyshim se ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, përfshirë edhe kritikat. 

Para një jave Rita doli krejtësisht nudo për revistën “CLASH”, format trupore të së cilës ju lënë ‘pa fjalë’, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë që mbrëmë ajo ishte prezente në ‘American Music Awards 2018’ por nuk ishte e nominuar në asnjë kategori.