Këtë dhuratë e pranoi Adelina nga bashkëshorti miliarder për përvjetorin e lidhjes
Showbiz
September 26, 2018 - 23:34
Lexoni më shumë detaje
Adelina Tahiri është njëra nga femrat më të komentuara në showbizin shqiptar.
Në dhjetor të vitit që lamë pas këngëtarja i dha fund beqarisë duke u martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov, shkruan lajmi net.
Çifti sot festojnë 3 vjetorin e lidhjes së tyre, ku tashmë gëzojnë një jetë të plotë dhe mjaft të shëndetshme.
Ata së fundmi u bënë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Jon. Dyshja komentohen mjaft shumë edhe për diferencën që kanë në vite pasi Serjozha është 20 vite më i madh se ajo.
Sido që të jetë për këtë përvjetor ajo ka pranuar një buqetë të madhe me trëndafila. “3 Vite bashkë”, ka shkruar ajo.