E dashuruar? Eli Fara shuan dyshimet me këtë përgjigje
Këngëtarja Eli Fara vazhdon të jetë njëra ndër më të preferuarat.
Ajo u martua shumë e re dhe kurorëzimi i saj dhe babait të vajzës së saj Marinës përfundoi me ndarje, shkruan lajmi.net
Sot nënë e bijë janë bërë si të ishin shoqe pasi Eli ishte martuar shumë e re dhe në një deklaratë të mëhershme pati treguar se ka qenë vetë fëmijë kur e ka lindur Marinën.
Pas ndarjes fansave u ka interesuar nëse Eli është dashuruar sërish dhe së fundmi ajo dha përgjigjen e shumëpritur duke shuar kështu dyshimet.
Në emisionin ‘Rudina’ gjatë një interviste këngëtarja u pyet nëse është apo jo e dashuruar dhe përgjigja e saj ishte kjo: Jo, për momentin. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rriten kërkesat ndaj vetes, aq më tepër që unë kam arritur gjithçka vetë dhe jam shumë e fuqishme. Zemra ime është e lirë.