Dua Lipa bëhet bjonde për videoklipin e bashkëpunimit ‘elektrik’

Showbiz September 03, 2018 - 13:04
Lajmet e fundit nga showbizi

Dua Lipa po sjell ‘Elektricitetin’ me Diplo dhe Mark Ronson.

Një nga këngët më të pritura të momentit në muzikën botërore është padyshim kënga e shqiptares Dua Lipa me producentët super të suksesshëm, Mark Ronson e Diplo.

E për videoklipin e kësaj kënge Dua ka vendosur të ndryshojë pamje, shkruan Gazeta Express.

Ajo është bërë bjonde, një pamje kjo në të cilën nuk e kemi parë këngëtaren asnjëherë më parë, por sigurisht se ka bërë zgjedhjen e duhur pasi kënga e ka emrin “Electricity”.

Ky bashkëpunim i Duas pritet të jetë ndër këngët më të dëgjuara të momentit, sidomos pasi ajo është bërë bashkë me producentin Ronson, i cili bën këngë secila më e suksesshme se tjetra.

E sidomos pasi vjen nga super hiti me Calvin Harris.

Kënga me videoklip del edhe katër ditë./Gazeta Express 

Image

Image