Dua Lipa e ‘kall’ atmosferën me këngën “Kuq e Zi”
Foto: Driton Bublaku

Dua Lipa e ‘kall’ atmosferën me këngën “Kuq e Zi”

Showbiz gusht 10, 2018 - 09:40
VIDEO

Me të ardhur në Kosovë këngëtarja e njohur Dua Lipa filloi të flas shqip dhe të vallëzoj me këngë shqipe. Por në videon e fundit të publikuar nga i dashuri i saj Isaa Crew ajo shihet duke vallëzuar me një këngë më të veçantë, shkruan “Zëri.info”.

Ajo në këtë video shihet duke vallëzuar me këngën “Kuq e Zi”, të cilën e këndon Elvana Gjata së bashku me Flori Mumajesin.

LEXO EDHE: Kështu vallëzon i dashuri i Dua Lipës me “Princess Diana”

Duart duke e bërë shqiponjën ka qenë përshkrimi i videos të cilën ia ka lënë po i dashuri i Duas.

Dua Lipa do të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, i cili do të fillojë sonte me datën 10 dhe do të përfundoj të dielën me 12 gusht. Ky festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë dhe në të do të performojnë shumë yje botërore si: Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj, Gashi por edhe këngëtarë vendas. /ZËRI