Gjesti i Unikkatil për t’u duartrokitur

Gjesti i Unikkatil për t’u duartrokitur

Showbiz gusht 09, 2018 - 18:39
Gjest fantastik nga Unikkatil

Unikkatil është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë.

Më 4 gusht, reperi ka mbajtur koncert madhështor në Durrës, ku mblodhi numër të madh fansash për t’i dëgjuar nga afër këngët e tij, shkruan lajmi.net.

Edhe pse përfundoi koncertin, Unikkatil është rikthyer në Durrës, kësaj radhe për t’ia plotësuar dëshirën një fansi të tij.

Kjo pasi, ai nuk kishte arritur ta takojë atë kur ishte në koncert, ndërsa reperi mbajti premtimin dhe është kthyer ta takojë atë.

“UnikkatiL rikthehet ne Durrës special per ti plotesuar dëshiren ketij fansi te vjeter Flamur Bala!!”, është mbishkrimi mbi imazhin e reperit me fansin.

Në anën tjetër, Flamur Bala ka publikuar edhe mesazhet me Unikkatil, duke treguar se ai e mbajti fjalën e dhënë, kurse u shpreh i emocionuar për takimin me të.

“Besa e Malsorit fjala e mbajtur e Viktorit  [ë]
Kush tha se bota është e madhe dhe Amerika është larg!?
Shqiptarët kur e japin fjalën bota bëhet e vogël dhe takohen  [ë]
Faleminderit Viktor Paloka që ma mundësove foton si kujtim për nipin tim që na sheh nga lart, dhe për mua që nuk do ta harroj kurrë.

E n’ondrra ky pom thot e m’bertet qendrim
Nipi im ki guxim bonu trim me shum vetbesim, Edhe qiellin mund me prek kur ki vetbesim e bonu i fort ke vetem pak vetbesim do prekesh qellin me guxim Allahile veq ke guxim.
| Unikkatil |”, shkruan ai. 

Image