Revoltohen fansat e Kourtney Kardashian

Revoltohen fansat e Kourtney Kardashian

Showbiz korrik 20, 2018 - 12:08
Lexo për më shumë detaje

Vetëm pak ditë më parë, i dashuri 25-vjeçar i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima, u shendërrua në kryefjalën e mediave rozë pas një komenti aspak të përshtatshëm që i bëri 38-vjeçares në një foto super sexy ku ajo ekspozonte të pasmet,përcjell”Zeri.info”.

“Kjo është ajo që duhet të tregosh për të marrë disa pëlqime?”- i shkroi ai Kourtney-t, duke u akuzuar masivisht nga ndjekësit e saj si i prapambetur dhe maskilist.

Në media u përfol gjatë për një krizë të çiftit për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit të modelit, i cili tashmë duket se po përpiqet të rregullojë situatën, por pa rezultat, transmeton “Zeri.info”

Mirëpo tentativa e tij për të kthyer në shaka dramën e komentit famëkeq duket se nuk është pritur mirë nga fansat e Kourtney-t, të cilët e kanë akuzuar se është i papjekur dhe se askush nuk kishte nevojë për aprovimin e tij. 25-vjeçarit duket se do t’i duhet një kohë e gjatë për të fituar sërish pëlqimin e fansave të partneres së tij/ZERI/.

Image