Rita kujton momentin e jashtëzakonshëm në karrierën e saj, i ndodhi në Kosovë!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora pas sukseseve të njëpasnjëshme që është duke i përjetuar, nuk ka harruar ta kujtoj Kosovën edhe për një çast të vetëm, shkruan “Zëri.info”.
Rita së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram”, ka postuar fotografi nga momenti kur ish-presidentja Atifete Jahjaga e ka shpallur atë ambasadore nderi të Kosovës.
Ylli nga Kosova, Rita Ora, ka theksuar se ky moment është një prej momenteve më të veçanta të karrierës së saj, duke e mbajtur titullin si këngëtarja e parë nga Kosova e njohur edhe botërisht. /Zëri
Postimi i plotë i Ritës:
Përderisa po pres për shoun tim të radhës e zura veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam pas në karrierën time deri tani. Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që ta mbaj titullin si këngëtarja e parë e njohur nga Kosova dhe me të vërtetë ta vendos në hartë vendin tonë të bukur dhe me plotë dashuri, të buzëqeshur e të talentuar.
Më kujtohet secili prej jush që keni qenë prezent në shpalljen ‘ambasadore nderi’ nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadorin e Kosovës Lirim Greiçevci, ambasadorin e Shqipërisë Mal Berisha, lordin George Robertson, dhe gjithë muzikantët nga Kosova, ishte vërtetë një moment historik.
Që nga atëherë kemi pasur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur, dhe që kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Nuk më pritet që të vazhdoj të jem ambasadore krenare dhe të vazhdoj evoluimin e Kosovës aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë – KUDO!
(Më falni sepse kam qenë në makinë për disa orë dhe jam e ndjeshme dhe krenare), ju dua. Ji krenar prej nga vjen