Në Tiranë mbillet pema me emrin e “Çënarit”, ja si falënderon ai

Showbiz June 10, 2018 - 09:46
Detajet

Për disa ditë në Tiranë ka qëndruar aktori i njohur turk, Tolgahan Sayëman i cili njëherësh është i martuar me modelen shqiptare Almenda Abazi, shkruan “Zëri.info”.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ai ka marrë pjesë edhe në spektaklin e vallëzimit "Dancing With The Stars Albania”, ku së bashku me Almendën kanë kërcyer së bashku në natën finale të këtij evenimenti.

Pas këtij evenimenti çifti së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj kanë mbjellur një pemë e cila mbanë emrin e të dyve. Me këtë rast nuk ka munguar edhe falënderimi nga Tolga.

“Ne kemi mbjellë një pemë në kuadër të projektit  të iniciuar nga kryetari ynë i dashur @ erionveliaj në zemër të sheshi Skenderbej shqiptar ... Ne tani kemi një pemë që mban emrin tonë në Tiranë. Falemiderit shumë ë”, ka shkruar Tolga në Instagram. /ZËRI

Image