Gruaja e Kemajlit, feston datëlindjen, ja urimi i tij

Showbiz June 04, 2018 - 18:15
Ja urimi i tij

Aktori i njohur turk por mjaftë i dashur edhe për shqiptarët, Burak Ozcevit, tashmë e një vit është i martuar me aktoren turke Fahriye Evcen, shkruan “Zëri.info”.

Aktorja sot ka festuar datëlindjen e saj dhe padyshim që këtë ditë nuk ka munguar edhe urimi nga bashkëshorti.

Kemaili ka postuar një fotografi me të në “Instagram”, ku e ka uruar gruan për datëlindjen.

Kujtojmë se Burak u bë i famshëm në Kosovë, për rolet e tij “Kemaili”, në serialin “Karasevda” dhe “Bali Beu”, në serialin “Sulltani i Madhërishëm”.. /ZËRI

Image