MC Kresha: Lavdi dëshmorëve të lirisë
Showbiz
March 05, 2018 - 12:31
Sot shënohet 20 vjetori i rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë që u shuan për lirinë që sot vendi gëzon.
Në këtë ditë zhvillohen aktivitete të ndryshme, e shumë prej tyre janë homazhe tek të rënët për liri, shkruan lajmi.net.
Reperi MC Kresha ka dhënë një mesazh në këtë ditë, duke ia shoqëruar edhe portretin e komandatit Adem Jashari.
“Sërish vjen Marsi #komandantilegjendar #AdemJashari#Epopeja #UÇK Lavdi Dëshmorve t’Lirisë [ë] ”, shkruan reperi.
Deklarata të shumta për këtë vit jubilar të rënies heroike të familjes Jashari kanë ardhë nga emra të fushave të ndryshme.