Genc Prelvukaj lanson videoklipin e këngës “Dimër”

Genc Prelvukaj lanson videoklipin e këngës “Dimër”

Showbiz shkurt 10, 2018 - 18:42

“Dimër” titullohet kënga më e re që e ka publikuar Genc Prelvukaj dhe e ka shoqëruar me videoklip.

Është një rep-baladë e interpretuar mirë nga reperi dhe që i përshtatet këtij sezoni.

Vet Genci e ka shkruar tekstin dhe është producent i këtij projekti muzikor.

Masterizimi është bërë nga Bergin Demaj, ndërsa edhe anën vizuale e ka realizuar produksioni Black Fish Entertainment.