Pasi që Eliza Dushku pohon se është ngacmuar seksualisht, vjen mbrojta nga Arnold Shwarzenegger

Showbiz January 16, 2018 - 11:48

Abuzimet seksuale në Hollivud janë bërë temë në mbarë botën këto ditët e fundit.

Të shtunën që shkojë, Aktorja me famë botërore, Eliza Dushkur akuzoi koordinatorin e Hollivudit, Joel Kramer, se e kishte sulmuar atë seksualisht në filmin “True Lies”,  kur aktorja ishte vetëm 12 vjeç, transmeton Zeri.info.

Drejtori James Cameron tha se nuk kishte dijen për akuzat derisa Dushku i ndajti ato publikisht duke thënë se “Nuk do të kishte më mëshirë”.

Tani, ka ardhur edhe një reagim tjetër nga aktori Arnold Schwarzenegger i cili akuzat e Dushkut i ka drejtuar tek Kramer, duke thënë në Twiiter se ai dhe pjesa tjetër e ekuipazhit po të dinin ndonjë gjë “do të kishin bërë diçka”. Ai gjithashtu shtoi se është krenar me aktoren Dushku dhe tha se ajo është një talente e madhe dhe një grua mahnitëse e cila është “aq e guximshme”.

Poashtu Shwarzenegger shton se është ‘krenar’ që Eliza Dushku, në filmin “True Lies” ka luajtur rolin e vajzës së tij. Ndërsa tani ka marrë guximin për të zbuluar atë ngacmim./ZERI

Image