Fustani që çmendi rrjetin, kujt i ri më bukur Luanës apo Beyonces?
Showbiz
December 09, 2017 - 16:06
Rastësia e të veshur fustane të njëjtë ka ndaluar këtë herë te dy personazhe të njohur në botën e show bizit.
Dhjetë ditë më parë, një fustan të zi me viza të bardha vertikale, kishte veshur Luana Vjollca në njërin prej edicioneve të emisionit të saj “Shiko kush luan”.
Të njëjtin model fustani, që i tregon format e saj bombastike, e ka veshur Beyonce gjatë mbrëmjes së kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Sports Illustrated’s, ku ajo pranoi një çmim për Mohammed Ali.
Këngëtarja kishte veshur një fustan që duket thuajse identik me atë që Luana veshi 10-të ditë më parë. Kjo s’ka kaluar pa u vërejtur nga moderatorja, që e ka postuar një fotografi nga ajo ditë dhe shkruan: “Mendjet e mëdha, mendojnë njësoj”