“Stupcat” braktisin RTK-në, Ja ku do të shfaqen tash e tutje (Video)

Showbiz November 21, 2017 - 13:40

Një nga serialet komike më të pëlqyera i prodhuar nga grupi humoristik “Stupcat”, nuk do të shfaqet më në RTK.

Seriali “Egjeli”, një prej serialeve më të shikuara shqiptare, prej datës 26 nëntor do të fillojë me shfaqjen e premierave ekskluzivisht në GjirafaVideo, shkruan Magazina.al

Kjo është bërë e ditur edhe gjatë nje ndeje të organizuar të hënën mbrëma nga Gjirafa dhe Stupcat bashkë me partnerët e tyre, ku u tha se tash e tutje seritë e reja të “Egjelit” dhe gjitha projektet e ardhshme të “Stupcave” do ta shfaqen vetëm në platformën “Gjirafa”, ku stupcat tashmë kanë marrë miliona shikime për një kohë shumë të shkurt.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve Vedat Osmani, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që kanë pasur me platformën shqiptare, ndërsa nuk mungoj as humori.