Dasma që bëri bashkë sonte Presidentin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Kosovës (FOTO)
Showbiz
November 11, 2017 - 22:48
Një dasëm e madhe është duke u mbajtur sonte në Prishtinë.
Çifti i cili sonte po jep fund beqarisë, ka të ftuar zyrtarët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në dasmën e Shkumbin Nokës dhe Hana Shehut, janë present edhe presidenti shqiptar Ilir Meta dhe kryeministri kosovarë Ramush Haradinaj, të cilët po shoqërohen nga bashkëshortet e tyre, shkruan Magazina.al
Në këtë dasëm e cila po mbahet në një nga ambientet më luksoze në Prishtinë, janë parë edhe figura tjera politike si Xhavit Haliti, ambasadorja Vlora Çitaku e deputetja Blerta Deliu.