Learta me shumë stil, mbath çizme me çmim marramendës
Showbiz
November 10, 2017 - 14:17
Learta Jakupi është ndër nuset më të përfolura në showbizin shqiptar.
Që kur u bë nuse në shtëpinë e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, Learta ka marrë gjithë vëmendjen e publikut, transmeton Gazeta Express.
Nuse shumë e bukur, e sjellshme por edhe me shumë stil. E tillë është Learta.
Si shumë artistë të njohur edhe Learta është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory një fotografi ku shihet së bashku me kunatën e saj të cilën e konsideron si motër.
Në këtë fotografi shihen vetëm çizmet e njëjta që ato kanë mbathur e që janë të markës së njohur “Louis Vuitton”.
E këto çizme kushtojnë hiç më pas se 1310 dollarë.