Tenistja që u 'shndërrua' në Pamela Anderson
Showbiz
October 30, 2017 - 21:00
Tenistja kanadeze Genie Bouchard përfitoi nga Halloween-i për të mahnitur ndjekësit e saj të Instagramit me kostumin e zgjedhur për këtë festë.
Sportistja bukuroshe vendosi që të vishej si Pamela Anderson në serialin e famshëm “Baywatch”.
Kostumi i kuq i rojtarëve të plazhit duket se i shkon shumë kanadezes dhe 1.5 milionë fansat e saj të rrjetit social i kanë shfaqur vlerësimin për zgjedhjen që ka bërë.
Genie Bouchard renditet në vendin e pestë të klasifikimit WTA në tenis.

