Kjo është gazetarja më seksi për Bleron, por si do të reagojë Afrona?
Çfarëdo që ata bëjnë, gjithmonë janë në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediet rozë.
Bëhet fjalë për çiftin e shumëpërfolur, këngëtarin e njohur Blero dhe të dashurën e tij, modelen dhe blogeren Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.
Dyshja e famshme mbrëmë kanë qenë të ftuar në një organizim së bashku me shumë fytyra të njohura publike.
Të veshur elegant, Blero e Afrona dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit.
E për një moment, Afrona kishte marrë rolin e një gazetareje.
Me mikrofon në dorë, Afrona kishte filluar të intervistonte një gazetar.
Ky moment nuk i kishte shpëtuar Bleros i cili e kishte publikuar në rrjetet sociale.
“Urime puna e re baby, gazetarja ma sexy nBote”, kishte thënë Blero i cili kishte qeshur teksa incizonte këtë moment./GazetaExpress
