Era Istrefi vjen me poza provokuese në bikini (Foto)
Showbiz
September 07, 2017 - 17:21
Me stilin e saj unik dhe mënyrën se si filloi të këndonte, ajo arriti shumë shpejt të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Era Istrefi e cila tashmë famën e saj po e arrin edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.
Por duke lënë për pak kohë anash angazhimet e shumta, Era këto ditë ka shkuar në pushime.
Këngëtarja e hiteve të shumta ka shkuar në pushime së bashku me motrën e saj Norën, Robertin e mbesën e saj Renee-n në Turqi.
Siç nuk e keni parë deri më sot, Era nga pushimet po vjen tejet seksi.
Në disa imazhe që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Era shihet vetëm në bikini në poza tejet provokuese.