Dasma e Labinot Gashit? - Më në fund moderatori jep një përgjigje

Showbiz August 25, 2017 - 23:51

Prej muajsh tashmë mediat janë duke shkruar për dasmën e moderatorit të njohur kosovar, Labinot Gashit dhe të fejuarës së tij Qendrës.

Të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do të organizohet ceremonia që do t’i lidhë në martesë, në çfarë vendi apo detaje të tjera që gjithnjë tërheqin vëmendjen e publikut. Megjithatë deri tani nuk ka patur asnjë deklaratë konkrete nga ana e moderatorit të njohur edhe pse të gjitha mediat e kanë caktuar tashmë, sipas tyre ditën e dasmës.

Blitz.al ka kontaktuar me Labin i cili ka treguar se në fakt deri tani nuk ka asgjë konkrete mbi martesën e tij.

“Unë nuk kam vendosur dhe as kam bërë ndonjë përgatitje në lidhje me dasmën time. E kam përmendur që ndoshta do të jetë në tetor por a do të mundem të përgatitem në këtë muaj nuk dihet akoma. Kjo sepse aktualisht jam duke përmbyllur sezonin e dasmave dhe koncerteve dhe pastaj emisionin.”,- është shprehur moderator i njohur i “Një kafe me Labin”.

Kështu pra ndërkohë që të gjithë flasin për një dasmë në sfond, duket se dhëndrri me nusen janë ende duke përfunduar angazhimet e tyre profesionale. Sa për dasmën se kur do të ketë një ceremoni mes këtij çifti të këndshëm na duhet të presim deri sa ata të vendosin një datë konkrete.