'Xhbanja' dhe modeli shqiptar nuk i kanë thënë njëri-tjetrit 'PO' (Foto)

Showbiz August 04, 2017 - 21:28

Arjola Demiri është një ndër aktoret më të mira shqiptare.

Ajo është bërë shumë e dashur me personazhin e një femre të bukur malësore në serialin “O sa mirë”.

Po, përveç angazhimeve në serial, bukuroshja punon edhe në projekte të tjera kinematografike dhe muzikore.

Sot u bë bujë e madhe një fotografi të publikuar prej aktores në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shihet përkrah modelit shqiptar Shtjefen Markun, me një mesazh “Po,Jo”, e cila bëri që mediat të raportonin për një fejesë të aktores.

 

#POJO @shtjefenmarku

A post shared by 🌐Arjola Demiri (@arjolademiri) on

Megjithatë, një burimi i afërt me aktoren ka konfirmuar për Telegrafin se nuk ka të bëjë për ndonjë lidhje apo fejesë mes tyre.

Por, dyshja do të jetë pjesë e një projekti muzikor të këngëtarit të madh shqiptar Gzim Nika.

“Nuk bëhet fjalë as për fejesë, as për një lidhje dashuri. Por të dy kanë pranuar të jenë pjese e spotit të Gzim Nikës për shkak të miqësisë së ngushtë me këngëtarin e njohur”, ka thënë burimi.

Telegrafi ka arritur të sigurojë edhe disa imazhe prej punës së klipit të ri të Nikës.

Ndryshe, aktoren do ta shohim sërish edhe në sezonën e re në serialin “O sa mirë”.

Image
Image
Image