Rozana Radi zbulon arsyen prekëse pse nuk do të bëjë dasmë

Showbiz July 08, 2017 - 23:25

Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.

"Pse të martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç'më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?".

Por këngëtarja gjithsesi më pas ka shtuar se jetës nuk i dihet dhe mbase më vonë mund të ndryshojë mendje.