Koncerti i mbrëmshëm i Albanit, më i rëndësishmi në karrierën e tij (Foto)
Këngëtari i njohur Alban Skenderaj mbrëmë ka mbajtur koncertin e tij të shumë pritur në Prishtinë.
Pas këtij koncerti, këngëtari i njohur është ndarë shumë i kënaqur, transmeton Gazeta Express.
Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar imazhe nga koncerti dhe duke shkruar gjithçka rreth koncerit.
Sipas tij pavarësisht vështirësive, disa detajeve e vonesave për shkak të shiut, ai ka thënë se ky koncert ka qenë më i rëndësishmi në karrierën e tij.
“Mbas nje pergatitje te gjate, ne kete Koncert u krijuan jo pak veshtiresi dhe pertej detajeve e vonesave Shiu nuk na lejoi qe te bejme ASNJE prove ne Stage por fal profesionisteve te vertete ne Skene dhe jashte saj, fale nje Publiku me zemer te madhe u krijua nje Koncert me energji te jashtezakoshme dhe me i rendesishmi ne karrieren time.
Zoti u tregua bujar me ne
Dua te falenderoj perzemersisht publikun e zjarrte te Prishines qe sipas eksperteve dhe studimit te terrenit kane qene plote 17.000 Atmosfera ishte e papershkrueshme.
Falenderoj Orkestren time qe me nje profesionalizem maksimal ka luajtur mbreme duke perdorur cdo instikt shpirteror dhe muzikor.
Falenderoj Olen Cesarin dhe Klinti Çollakun per prezencen, Procredit Bank Kosova per mundesimin, Orkestruesit Gent Rrushi dhe Brikel Gura per punen e shkelqyer, Televizionin Klan dhe stafit te tij me regjizor Bledar Laco, Freemadia per bashkepunimin, Fatmir Minga per Skenografine, Ertid Kusi Ndricim, Emanuele Donnini Inxhenier Tingulli, Miranda Dupi per veshjen, Xhoana Thanasi Graphic Designer, faleminderit gjithashtu atyre dhjetra teknike e specialiste qe punuan me perkushtim.
Mire u takofshim ne Koncertin e rradhes”, kishte shkruar Albani.
Edhe bashkëshortja e tij Miriami është shprehur shumë krenare për bashkëshortin e saj.
“Mbreme kuptova dhe njehere qe dashuria e paster dhe e sinqerte e publikut per ty eshte ajo qe ben diferencen e vertete”, kishte shkruar ajo.