Ardi Daullexhiu martohet, Meta ja merr valles me dhëndrin (VIDEO)
Showbiz
May 29, 2017 - 10:22
Pas publikimit të një video nga aktori i portokallisë, Bes Kallaku, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku i “varfëri” i qytetit të Durrësit, Ardi Daullexhiu i kërkonte Ermal Mamaqit që të mbante premtimin për t’i bërë dasmën, duket se konfirmimi për realizimin e dasmës së Ardit ka ardhur.
Ndërkohë është vet Bes Kallaku i cili duke postuar një video tjetër ka konfirmuar faktin që dasma do bëhet dhe ashtu si në videon e parë edhe në këtë video shfaqet presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.
Por ndryshe nga hera e parë ku i bënte thirrje Ermalit të mbate fjalën, këtë herë shfaqet duke kërcyer.