Bëhuni gati, Adelina po vjen (VIDEO)

Showbiz April 08, 2017 - 20:24

Adelina Berisha tashmë e ka gati projektin e saj më të ri që mbanë titullin “NA”, e përveç kësaj, ajo këtë herë ka ndryshuar edhe pamje.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, për ta paralajmëruar këngën e re, si dhe një video me vetëm disa sekonda, ku shfaqet shumë seksi dhe shumë më ndryshe nga herë të tjera.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Cricket Beats, tekstin tashmë reperi i njohur Elinel, derisa për klipin është përkujdesur produksion Max me të cilin Adelina bashkëpunon tash e disa vite, njofton Klan Kosova.

Pa dhënë më shumë detaje, Adelina ka shkruar “coming soon”, duke bërë me dije se projekti veç është kompletuar.