Këngëtaret shqiptare kanë një përgjigje për deklaratën e Adelina Ismailit se muzika është kthyer në prostitucion!

Showbiz April 01, 2017 - 20:24

Vetëm disa ditë më parë Adelina Ismaili e ftuar në një intervistë për NIN në Klan Kosova ka thënë ndër të tjera se muzika sot është kthyer në prostitucion dhe se ajo nuk do të donte që fëmija i saj të merrej me showbiz duke qenë se ajo vetë ka kaluar shumë eksperienca të këqija si pasojë e kësaj.

Në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës janë mbledhur disa nga këngëtaret shqiptare të cilat kanë dhënë reagimin e tyre për këtë deklaratë të fortë të Adelinës. Orgesa Zaimi ka thënë se ajo e admiron Adelina Ismailin dhe gjithçka ajo ka dhënë në muzikë edhe pse e quan këtë si një akuz të rëndë. Megjithatë këngëtarja ka thënë se sot muzika vlerësohet më shumë si imazh se sa si produkt muzikor dhe kjo është diçka që i gjithë tregu arrin ta dallojë. Nga ana tjetër, Xhesika Polo, ka thënë se arti sigurisht që nuk është shumë i pastër por të bësh deklarata të tilla duke qenë në pozita jo shumë të favorshmë pasi dhe Adelina nuk është se e ka filluar karrierën e saj me ndonjë super vokal është e tepërt sepse ajo më tepër e ka fituar famën nga veshja që ka përdorte. Ndërkohë edhe Olta Boka nuk e ka parë të arsyeshëm këtë reagim të Adelinës duke thënë se në fakt muzika sot shkon bashkë me shoëbizin dhe kjo është diçka krejtësisht normale. /Blitz.al/